Printimin 3D e nisa në shkollë të mesme, kur projekti im fitoi një printer në një garë. Kjo ishte shtatë vjet më parë.
Bisha Print Lab është studioja ime, në shtëpi, në Kosovë. Këtu çdo porosi kalon nëpër duart e mia: e përgatis, e printoj, e pastroj dhe e kontrolloj para se të të arrijë.
Pas kësaj faqeje nuk ka fabrikë. Ka një printer, një raft me filamente dhe mua.
Printimet me dy ngjyra i bëj duke ndërruar filamentin në një lartësi të caktuar.
Printimet e reja dalin së pari atje, gjithkund si @bishaprintlab.
Zgjidh një dizajn, ngarko skedarin ose përshkruaje me fjalë. E kthej në objekt, shtresë pas shtrese.